Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj me bashkëpunëtorët sot në mëngjes ka dalë në terren për të parë nga afër zonat e përmbytura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dhe kanë inspektuar edhe objektet me rëndësi të veçantë, urat dhe rrugët e dëmtuara, për të cilat ka thënë se po bëhet gjithçka që dëmet të riparohen.
“Sot në mëngjes, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, Shefin e Kabinetit, Shemsi Bajraktari, vizituam zonat e përmbytura dhe inspektuam nga afër objektet me rëndësi të veçantë, si urat dhe rrugët e dëmtuara. Pamë gjendjen reale në terren dhe fillimin e punimeve për sanimin e dëmeve.
Kompania e kontraktuar nga komuna është në terren dhe po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për riparimin e dëmeve në pronat publike” ka shkruar kryetari i Klinës, Zenun elezaj.
Komuna e Klinës është njëra nga komunat që pësoi dëme nga vërshimet si pasojë e shiut të dendur.
Burimi: botasot.info


