nis rikonstruksioni i objektit simbolik ne tetove kasami dhe mickoski nga harresa drejt zhvillimit 687e55811d675

Nis rikonstruksioni i objektit simbolik në Tetovë – Kasami dhe Mickoski: Nga harresa drejt zhvillimit!

July 21, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 21 korrik – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, bënë sot nisjen zyrtare të punimeve për rikonstruksionin e një objekti simbolik në qytet, i cili deri më tani përfaqësonte harresën institucionale, por që pritet të shndërrohet në simbol të zhvillimit dhe perspektivës së re për Tetovën.

“Ne nuk jemi këtu për premtime, por për punë konkrete,” u shpreh Bilall Kasami në fjalimin e tij, duke theksuar se qeverisja e mirë nuk matet me fjalë, por me vepra që i shërbejnë qytetarëve. Sipas tij, ky projekt është pjesë e vizionit për një Tetovë që ecën përpara, me drejtësi, zhvillim dhe transparencë.

Kryeministri Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe premtoi përkrahje të vazhdueshme për projektet zhvillimore në komunat e vendit.

Ky rikonstruksion pritet të jetë vetëm njëri nga disa projekte të paralajmëruara nga administrata lokale dhe qendrore, që kanë për qëllim rigjallërimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës publike në Tetovë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski me nje rezolute te perbashket ne pe do te tregojme se jemi fqinje te mire me bullgarine 687e505334c6a
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Me një rezolutë të përbashkët në PE do të tregojmë se jemi fqinjë të mirë me Bullgarinë

po shuanin flaket asfiksohen tre zjarrfikes ne dukat 687e5ed9aa09f
Lajmi i radhës

Po shuanin flakët, asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë