nis ndertimi i rruges struge morovisht qyra struga nuk pret me struga punon struga fiton 69e633229631f

Nis ndërtimi i rrugës Strugë–Morovisht, Qyra: “Struga nuk pret më, Struga punon, Struga fiton”

April 20, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka njoftuar nisjen zyrtare të punimeve për një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në qytet – rrugën Strugë–Morovisht, e njohur si “Kolektori”.

Sipas tij, projekti që kishte mbetur pezull për më shumë se 20 vite, tashmë po realizohet brenda vetëm pesë muajve të qeverisjes së re. Ai theksoi se ky aks rrugor pritet të zgjidhë problemet e kahershme të trafikut dhe të sjellë një standard të ri infrastrukture, me katër korsi, trotuare dhe hapësira të gjelbra.

“Struga nuk pret më. Struga punon. Dhe Struga fiton”, deklaroi Qyra.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Transportit dhe, sipas autoriteteve, përmes një procesi transparent, kostoja është ulur nga 2.2 milionë euro në 1.2 milionë euro. Mjetet e kursyera, sipas njoftimit, do të ridrejtohen për investime të tjera në interes të qytetarëve.

Rruga do të shtrihet nga rrethrrotullimi te Foni drejt rrugës Turistike (ish-Apolonia), duke u lidhur më tej me Morovishtin.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

inspirim dafina uron ish presidenten jahjaga per ditelindje 69e62cf8b2c28
Lajmi i mëparshëm

“Inspirim!”, Dafina uron ish-presidenten Jahjaga për ditëlindje

prokuroria 350 mije eurot jane te gjyqtarit ristov 69e6346d3c7db
Lajmi i radhës

Prokuroria: 350 mijë eurot janë të gjyqtarit Ristov

Të fundit nga

ShkoLartë