nis matura shteterore mbi 14500 nxenes sot ne testim 6a23d68f23fbd

Nis matura shtetërore, mbi 14,500 nxënës sot në testim

June 6, 2026
1 minut lexim
maturant euml t rrezikojn euml t euml ngelen n euml provim hd 780x439 1

Mbi 14.500 maturantë në Maqedoninë e Veriut sot i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetërore, profesionale dhe artistike, përcjell TV21. Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve, gjithsej 14.587 nxënës janë regjistruar për maturë, prej të cilëve 12.184 për maturën shtetërore, 2.276 për maturën profesionale dhe 127 për maturën artistike.

Shumica e kandidatëve do të testohen në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, ndërsa një pjesë do të japin provimin e matematikës ose historisë, varësisht nga lloji i maturës.

Provimi i detyrueshëm ekstern nga gjuha amtare dhe letërsia do të mbahet më 11 qershor për kandidatët e maturës shtetërore dhe më 12 qershor për ata të maturës profesionale dhe artistike.

Për zhvillimin e procesit do të angazhohen rreth 2.500 testues dhe 200 vëzhgues. Gjatë provimeve ndalohet përdorimi i telefonave mobilë dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

alba vukaj shfaqet ne forme te mrekullueshme gjate pushimeve ne bali 6a23d29d5aadd
Lajmi i mëparshëm

Alba Vukaj shfaqet në formë të mrekullueshme gjatë pushimeve në Bali

trump irani ka humbur pjesen me te madhe te arsenalit raketor 6a23e885ae274
Lajmi i radhës

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

Të fundit nga

ShkoLartë