nis intervistimi i kandidateve per tri pozita te gjyqtarit ne gjykaten e apelit 69416208cb794

Nis intervistimi i kandidatëve për tri pozita të gjyqtarit në Gjykatën e Apelit

December 16, 2025
1 minut lexim

Në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ka nisur intervistimi i kandidatëve për tri pozita të lira për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Kujtojmë se sipas listës që KGJK-ja e ka bërë publik, kanë aplikuar 15 kandidatë për këto tri pozita, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 352-të më 30 shtator 2025, kishte shpall konkurs për avancimin e tre gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit.

Në këtë takim ishte caktuar edhe paneli për intervistim me këtë përbërje: Albert Zogaj- kryetar, si dhe anëtarët: Teuta Ibrahimi, Burim Ademi, Kadrije Goga-Lubishtani dhe Drita Rexhaj.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar lidhur me listën e kandidatëve që janë në garë për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Procesi i avancimit bazohet në Rregulloren nr. 01/2014 për procedurën e ngritjes në detyrë për gjyqtarë dhe plotësimet/ndryshimet e Rregullores nr. 04/2023.

Sipas këtyre akteve nënligjore, kandidatët e suksesshëm mund të poentohen deri në 100 pikë, dhe kandidati duhet të arrijë së paku 70 pikë që të mund të rekomandohet për votim në Këshill, e që i njëjti pastaj të votohet për ngritje në detyrë.

Sipas Rregullores, vlerësimi i fundit i performancës vlerësohet me 50 pikë, aftësitë profesionale me 15 pikë, analizimi dhe interpretimi i normave ligjore dhe akteve ndërkombëtare me 15 pikë, përvoja e punës si gjyqtar dhe aftësia për të punuar me ngarkesë me 10 pikë, si dhe performanca profesionale dhe integriteti profesional me 10 pikë.

Pas përfundimit të intervistimit, hartohet raporti përfundimtar i vlerësimit të kandidatëve, duke nxjerrë pikët nga secili anëtar i panelit dhe mesataren e pikëve.

Në këtë raport përfundimtar, po ashtu njihet e drejta për kërkesë rishqyrtimi brenda 5 ditësh, dhe pas kësaj, kandidatët me mbi 70 pikë rekomandohen në Këshill për votim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emrat premtuan makina me qira online moren parate dhe u zhduken prokuroria e shkodres dergon ne gjyq kater persona 694161a35dc94
Lajmi i mëparshëm

Emrat/ Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq katër persona

ukraina po perpiqet te mbaje ndezur dritat nen sulmin rus thote shefi i energjise 69416215cc32e
Lajmi i radhës

Ukraina po përpiqet të mbajë ndezur dritat nën sulmin rus, thotë shefi i energjisë

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit
ShkoLartë