nimani shihet se vv ja do ta perseris neser formen e bllokimit duhet marreveshje per qeveri 68a79211e6738

Nimani: Shihet se VV-ja do ta përsëris nesër formën e bllokimit – duhet marrëveshje për qeveri

August 21, 2025
1 minut lexim

Anëtari i Nismës, Artan Nimani, ka folur për seancën e nesërme konstituive ku tha se shihet se do të përsëritet e njëjta formë e bllokimit të institucioneve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo sipas Nimanit pasi nuk është parë që Kurti të ketë arritur ndonjë marrëveshje me ndonjë forcë politike në kuvend.

“Nuk shoh që do të ketë një zgjidhje pa një marrëveshje politike që do të jetë transparente dhe qytetarët do të informohen për qytetarët për hapat dhe përgjegjësitë që marrin palët në këtë proces. Pa një marrëveshje politike, nuk shoh se do të ketë një tejkalim të shpejtë të kësaj krize”.

“Qëndrimi ynë është ky pasi Nisma dy javë pas shpalljes së rezultateve ka deklaruar se do të jemi të gatshëm që të mbështesim atë forcë politike që arrin t’i krijojë institucionet duke ndërtuar një partneritet afatgjatë dhe një zgjidhje të përgjithshme jo një zgjidhje gjysmake”, tha Nimani në Edicionin Special.

Tutje, Nimani tha se i tërë orientimi do të duhej të ishte që të shkohet drejt një marrëveshje e cila i arrin numrat për qeveri e jo sipas tij, të gjenden teknika të cilat e vonojnë një proces politik.

“Nuk e di cila është fuqia politike e Guxo pasi ajo nuk është matur, pasi ka hyrë nën ombrellën e VV-së dhe s’e ka identitetin politik siç e ka Nisma. Megjithatë, propozimi i Gërvallës ishte propozim interesant dhe Kurti ka llogaritur se mund të ketë vota për ta tejkaluar këtë ngërç pa marrëveshje politike”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrahmani shenon per fitoren e skuadres ceke 68a791ffd2646
Lajmi i mëparshëm

Rrahmani shënon për fitoren e skuadrës çeke

zjarr ne kodrat e fshatit drashovice te selenices flaket perhapen nga era e forte 68a792a7dfe48
Lajmi i radhës

Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë