nimani po te ishte limaj kandidat sot do te kishim kryetar kuvendi 68885eab69205

Nimani: Po të ishte Limaj kandidat, sot do të kishim kryetar Kuvendi

July 29, 2025
1 minut lexim

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se vendi do të kishte institucione funksionale nëse Fatmir Limaj do të ishte nominuar për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Në një intervistë mbëmjen e së hënës, në emisionin  “Edicioni Special”, Nimani tha se përkundër vështirësive, Nisma kishte shprehur gatishmëri për një kompromis të madh, duke e propozuar Limajn si kandidat të mundshëm për këtë post.

“Sikur z. Limaj të nominohej për kryetar të Parlamentit, ose sikur të zbatohej dakordimi mes z. Limaj dhe z. Kurti që ai të nominohej nga mazhoranca për kryetar të Kuvendit, unë besoj se tash e katër muaj do t’i kishim institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Nimani.

Ai e ka quajtur këtë propozim si një kompromis të jashtëzakonshëm nga ana e Nismës Socialdemokrate, duke shtuar se nuk ka qenë e lehtë as për Fatmir Limajn dhe as për partinë që ai përfaqëson.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sporting cp transferon sulmuesin kolumbian luis suarez 68885ea80f516
Lajmi i mëparshëm

Sporting CP transferon sulmuesin kolumbian Luis Suarez

medvedev paralajmeron trump ultimatumi eshte nje hap drejt luftes me shba 68885f988591f
Lajmi i radhës

Medvedev paralajmëron Trump: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë