nimani nese lvv ja do zgjidhte limajn per kryekuvend ngerci politik do te ishte kapercyer 6891993b124e5

Nimani: Nëse LVV-ja do zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

August 5, 2025
1 minut lexim

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 për situatën e ngërçit politik në Kosovë, ku Kuvendi është pezulluar nga 26 qershori deri më 8 gusht, për shkak të mosrespektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për formimin e Kuvendit brenda afatit njëmujor.

Nimani u shpreh optimist se deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese do të nxjerrë një aktgjykim sqarues dhe të qartë që do të tejkalojë këtë ngërç politik.

“Unë besoj që deri më datën 8 gusht, gjykata të vijë me një aktgjykim më të qartë, i cili do t’i përgjigjet kërkesave të dy partive ish-opozitare, PDK-së dhe LDK-së. Ky aktgjykim do të jetë preciz dhe do të ndihmojë tejkalimin e bllokadës politike”, tha Nimani.

Ai komentoi gjithashtu rolin e Fatmir Limajt, duke theksuar se ai ka bërë një tejkalim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje për të parandaluar një bllokadë më të gjatë.

“Limaj ka bërë një tejkalim të jashtëzakonshëm me qëndrimin në LVV, për të mos lejuar që kjo gjendje të zgjasë më shumë se 5 muaj,” shtoi Nimani.

Ai deklaroi se partitë politike janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe deri tani nuk janë mbajtur takime të reja ndërmjet tyre për tejkalimin e situatës.

Sa i përket kërkesave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me ish-krerët në Hagë, Nimani theksoi se nuk është kërkuar asgjë specifike nga qeveria, por është thënë se qeveria ka detyrën që të mbështesë institucionet dhe të menaxhojë situatën në terren.

“Ne nuk kemi kërkuar asgjë, vetëm kemi thënë që si qeveri na takon të menaxhojmë këtë situatë në terren,” përfundoi Nimani.

Tutje poashtu ai ka përmendur se po po mos të ndërronte mendja nag LVV-ja dhe të zgjidhej Fatmir Limaj për kryekuvend tashmë do të kishim Kuvendin.

“Po të nominohej Fatmir Limaj për kryekuvend, Kuvendi tashmë do të ishte formuar”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sesko pajtohet per transferimin klubi anglez po e finalizon transferimin e sllovenit 689198feea81f
Lajmi i mëparshëm

Sesko pajtohet për transferimin, klubi anglez po e finalizon transferimin e sllovenit

uria dhe pengjet ne rripin e gazes 68919a2ac0c8c
Lajmi i radhës

Uria dhe pengjet në Rripin e Gazës

Të fundit nga

ShkoLartë