17
Shkup, 1 gusht – Doganat amerikane prej 15 për qind nuk janë përfundimtare, vazhdojmë të negociojmë. Negociatat do të intensifikohen në gjysmën e dytë të gushtit, kur do të përfundojnë pushimet verore. Deri në fund të shtatorit do të shohim se cila normë do të definohet, ndërsa sipas Ministrisë së Financave mund të shkojmë deri në 10 për qind, tha sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski.
Siç theksoi Nikollovski në konferencën për shtyp, Maqedonia në përputhje me doganat aktuale prej 15 për qind është në nivelin e të gjithë BE-së, përderisa në Zvicër për shembull norma është 39 për qind.

“Nuk janë përfundimtare ato 15 për qind. Të jeni absolutisht të bindur se ky është sukses i Qeverisë sonë e cila në komunikimin permanent me administratën e presidentit Tramp arriti prej 33 për qind të ulë tarifat në 15 për qind, por kjo nuk është marrëveshje përfundimtare. Negociatat vazhdojnë, ndërsa do të jenë më intensive në gjysmën e dytë të gushtit kur të mbarojnë pushimet verore. Ministria e Financave është e bindur se mund të shkojmë edhe më poshtë me normë prej 10 për qind. Vazhdojmë të negociojmë, unë jam i bindur se persona cilësor po negociojnë dhe të shohim deri në fund të shtatorit se çfarë norme do të përcaktohet, por për atë do të dalin përfaqësues zyrtarë dhe do të tregojnë”, theksoi drejtori i Drejtorisë së doganave.
Me urdhrin e ri ekzekutiv të nënshkruar mbrëmë nga presidenti amerikan, Donald Tramp për të vendosur tarifa për pothuajse të gjitha vendet të cilat ende nuk kanë marrëveshje tregtare me SHBA-në, norma e tarifës për Maqedoninë e Veriut prej 33 është ulur në 15 për qind. Tarifë prej 15 për qind SHBA do të ketë dhe me Bashkimin Evropian me të cilët u lidhë marrëveshje tregtare më 27 korrik. Nga vendet e rajonit, normë doganore prej 15 për qind do të kenë Kroacia dhe Sllovenia, produktet nga Serbia do të doganohen prej 35 për qind, nga Bosnje e Hercegovina për 30 për qind, ndërsa doganë më të ulët do të ketë Mali i Zi me 10 për qind.
Burimi: zhurnal.mk


