nikollovski autostrada gostivar bukojcan do te perfundojne ne fund te vitit 2029 trajanovski kjo pjese nder me te shtrenjtat ne maqedoni 6999c27c22faf

Nikollovski: Autostrada Gostivar-Bukojçan do të përfundojnë në fund të vitit 2029! Trajanovski: Kjo pjesë, ndër më të shtrenjtat në Maqedoni

February 21, 2026
min lexim

Shtyhet afati i përfundimit të korridorit tetë, në vend që të përfundojë në fund të vitit 2027 do të mbarojë dy vite më vonë, edhe atë në fund të vitit 2029. Ministri i Transportit Aleksandër Nikollovski tha se afati është shtyrë edhe për 2 vite pasi që qeveria që shkoi nuk kishte realizuar asnjë punë në këtë pjesë, edhe kompania është dashur që t’i kompensojë ata vite.

 “Afati i parë që u nënshkrua nga qeveria e kaluar ishte viti 2027, por duhet të kemi parasysh se qeveria e kaluar vetëm që nënshkroi marrëveshje dhe pagoi avancë prej 240 milion eurosh, nuk vendosi asnjë gurë e kujtoni edhe punët ndërtimore edhe në këtë autostradë, edhe në Tetovë-Gostivar dhe në Autostradën Prilep-Manastirit ndodhën në këtë qeveri dhe logjikisht është edhe ato dy vite që humbën me qeverinë e kaluar të kompensohen, pasi që ndërtuesi nuk kishte mundësi të punojë. Për atë shkak afati është dhjetor 2029 dhe nuk do të ketë lëvizje nga ai afat”, tha Aleksandër Nikollovski – Ministër i Transportit.

Drejtori i rrugëve shtetërore tha se segmenti Gostivar-Bujkoçan është pjesa më e vështirë e korridorit tetë dhe është një ndër pjesët më të shtrenjta; ai tha se ky segment ka 31 kilometra ku në mbi 11 kilometra traseja është hapur dhe është duke u punuar.

 “Kjo pjesë është 31 kilometra, është hapur traseja dhe punohet në mbi 11 kilometra, dhe ju e shihni edhe cilat janë aktivitetet që kryhen këtu. Të pranishëm janë rreth 600 të punësuar në këtë pjesë dhe mbi 500 makineri, punojnë për momentin këtë pjesë. Dua të them se është njëri nga më të vështirët, ku njëkohësisht është edhe më vështira por edhe më e shtrenjtë, rrugë që e bëjmë ne në Republikën e Maqedonisë”, pohoi Koce Trajanovski – Drejtor I Rrugëve Shtetërore.

Zëvendës-ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Nicole Varnes, tha se ky korridor nuk përfaqëson vetëm një rrugë, por edhe lidh lindjen me perëndimin, dhe korridori tetë është një aset strategjik.

 “Ky projekt përfaqëson më shumë se infrastrukturë. Përfaqëson përkushtimin tonë të përbashkët drejt integrimit rajonal, gatishmërisë së NATO-s dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Korridori i 8-të do të transformojë ekonominë e Maqedonisë së Veriut duke lidhur lindjen me perëndimin, duke lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe duke krijuar mundësi për qytetarët tuaj. 40 kilometrat që janë në ndërtim e sipër ndërtojnë këtë urë. Si një aleate e NATO-s, Maqedonia e Veriut është një pjesë e veçantë e gatishmërisë së NATO-s dhe rezistencës. Korridori i 8-të është një aset strategjik që do të mundësojë lëvizjen e shpejtë të pajisjeve dhe personelit, duke kontribuar në rritjen e stabilitetit dhe mbrojtjes”, deklaroi Nicole Varnes – zv. ambasadore e SHBA-së.

Punët në korridorin tetë filluan në vitin 2023, fillimisht u tha se ky projekt do të përfundojë në fund të vitit 2027, i njëjti premtim sot u ndryshua. Ndërkaq, rruga Kërçovë-Ohër, edhe pse ka filluar të ndërtohet para 10 viteve, akoma nuk është përfunduar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

korridori 8 prioritet strategjik sali punimet ne terren po pershpejtohen 6999bc29844d5
Lajmi i mëparshëm

Korridori 8 prioritet strategjik, Sali: Punimet në terren po përshpejtohen

big mama ka dy fjale per londrimin 6999c4b6197ed
Lajmi i radhës

Big Mama ka dy fjalë për Londrimin

Të fundit nga

Big Mama ka dy fjalë për Londrimin

Këngëtarja e njohur Big Mama ka reaguar publikisht për Londrim Mekaj, duke ndarë një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një moment të Londrimit, ku shihet i veshur me kostum
ShkoLartë