nikolloski prej neser edhe 11 fluturime te reja nga aeroportet e shkupit dhe ohrit 68fe8b74da686

Nikolloski: Prej nesër edhe 11 fluturime të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

October 26, 2025
min lexim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot vlerësoi se politikat e Qeverisë për tërheqjen e kompanive ajrore në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit po japin rezultate dhe se prej nesër do të fillojnë 11 destinacione të reja.

“Me orarin dimëror të fluturimeve, duke filluar që nesër, më 27 tetor, nga Ohri do të fluturohet për në Bazel – një destinacion jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi Ohrin po e hapim jo vetëm për turistët nga Zvicra, por edhe për turistët nga Franca dhe Gjermania, sepse ky është i ashtuquajturi aeroport evropian që lidh këto tre vende. Nga Shkupi, do të fluturohet për në Stokholm në aeroportin kryesor, do të fluturohet për në Shtutgart, Bari, Larnaka-Qipro dhe e gjithë kjo fillon nesër më 27 tetor”, tha Nikolloski.
Duke filluar nga e hëna e ardhshme, më 3 nëntor, shton Nikolloski, do të fluturohet për në Gjenevë, një destinacion jashtëzakonisht i rëndësishëm që, përveç turistëve, do të sjellë edhe shumë biznesmenë në Shkup, pastaj në Madrid dhe nga 15 dhjetori në Pragë dhe Këln.

“Nëse kësaj i shtojmë se nga prilli do të fillojnë fluturime për në Budapest dhe Napoli, kjo është fotografia e plotë që e bën Qeveria për të tërhequr linja ajrore të reja, të cilat subvencionohen për ata që vijnë në Ohër dhe Shkup, sepse subvencionet janë të destinuara për udhëtarët që vijnë. Një revolucion i tillë në trafikun ajror nuk është parë me dekada dhe për këtë arsye kjo është nxitja më e mirë për të punuar në periudhën e ardhshme. Rritet numri i udhëtarëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, po rritet numri i turistëve në Maqedoni dhe kështu do të vazhdojmë ta zhvillojmë Maqedoninë. Le të jetë me të lehtë, mirë se vinë të gjithë ata që do të zbarkojnë në Ohër dhe Shkup dhe do të kenë një udhëtim të këndshëm”, thotë Nikolloski.

Në sezonin e dimrit nga sot deri më 28 mars të vitit të ardhshëm, do të jenë të disponueshme fluturime nga Shkupi për në Vjenë, Beograd, Athinë, Zagreb, Varshavë, Frankfurt, Sandefjord, Geteborg, Malme, Ajndhoven, Bruksel, Paris, Dortmund, Fridrihshaven, Memingen, Frankfurt Han, Bazel, Nuremberg, Berlin, Milano, Hamburg, Venecie, Bratisllavë, Romë, Baden-Baden, Maltë, Bolonjë, Lubjanë, Londër, Stokholm, Pragë, Stutgart, Larnaka, Këln, Lion, Bari, Madrid, Gjenevë, Stamboll, Izmir, Antalia, Cyrih. Destinacionet nga Ohri janë: Cyrih, Bazel, Dortmund, Vjenë, Memingen.

Dy aeroportet, Shkupi dhe Ohri, në dhjetë muajt e parë të vitit shërbyen 2.585.096 udhëtarë, që është një rritje prej gjashtë për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit transportoi 2.375.264 udhëtarë, që është 5,4 për qind më shumë se vitin e kaluar, ndërsa Aeroporti i Ohrit “Shën Apostull Pali” shënoi rritje dyshifrore prej 16,2 për qind me 209.832 udhëtarë të transportuar. Në të njëjtën periudhë, pati rritje të numrit të fluturimeve – me tre për qind krahasuar me vitin e kaluar, përkatësisht 20.141 fluturime u kryen në të dy aeroportet.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

postimi i fundit i mozzik ut trazon rrjetin kujt i flet per tradheti 68fe81f2dd055
Lajmi i mëparshëm

Postimi i fundit i Mozzik-ut trazon rrjetin, kujt i flet për tradhëti?

policia arreston te dyshuarit per grabitje ne artarine e gostivarit 68fe9291a199c
Lajmi i radhës

Policia arreston të dyshuarit për grabitje në artarinë e Gostivarit

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë