nikolloski pas me shume se 60 vitesh legalizohet aeroporti i ohrit 6955355b72686

Nikolloski: Pas më shumë se 60 vitesh, legalizohet Aeroporti i Ohrit

December 31, 2025
1 minut lexim

Shkup, 31 dhjetor – Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot njoftoi se pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit “Shën Apostulli Pali” është legalizuar në kadastër dhe do të marrë certifikatë pronësie.

“Pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit është legalizuar!

Në ditën e fundit të vitit 2025, dua të ndaj lajmin e shkëlqyer se Aeroporti i Ohrit, i cili funksionon që nga vitet 1970, më në fund është legalizuar!

Vitin e kaluar, një ekip nga Ministria e Transportit, SHA “Aerodromi” dhe “TAV”, së bashku me Kadastrën, Prokurorinë e Shtetit, Zyrën e Pronës dhe Çështjeve Ligjore dhe institucione të tjera qeveritare punuan me përkushtim për të regjistruar më në fund Aeroportin e Ohrit “Shën Apostulli Pali” në kadastër dhe për të marrë më në fund një certifikatë pronësie për këtë objekt strategjik”, shkruan Nikolloski.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alaudin hamiti i nenshtrohet nje operimi lajmerohet nga spitali 69553091a9823
Lajmi i mëparshëm

Alaudin Hamiti i nënshtrohet një operimi, lajmërohet nga spitali

solidaritet ne prag festash kryetari i kuvendit viziton femijet e shtruar ne kliniken per semundjet e femijeve 695535ff7b62d
Lajmi i radhës

Solidaritet në prag festash: Kryetari i Kuvendit viziton fëmijët e shtruar në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve

Të fundit nga

ShkoLartë