nikolloski paralajmeron linja te reja ajrore nga aeroportet e maqedonise se veriut 68a38e932987c

Nikolloski paralajmëron linja të reja ajrore nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut

August 18, 2025
1 minut lexim

Aeroportet e Maqedonisë së Veriut kanë fituar 16 destinacione të reja gjatë vitit të kaluar, ndërsa që së shpejti pritet të shpallen edhe më shumë linja ajrore, paralajmëroi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

“Paralajmëroj se në periudhën e ardhshme do të shpallen destinacione të reja ajrore nga aeroportet e Maqedonisë. Ende jemi duke negociuar për to, por do t’i shpallim shumë shpejt”, tha Nikolloski në televizionin Kanal 5, duke shtuar se vetëm për një vit plotësist ka ndryshuar mënyra se si funksionojnë aeroportet.

Numri i pasagjerëve, siç informoi, shënon rritje – aeroporti i Shkupit u rrit me 5 për qind në gjashtë muajt e parë, ndërsa aeroporti i Ohrit u rrit për 13 për qind.

Ministri Nikolloski pret që deri në fund të vitit, rritja do të jetë dyshifrore në të dy aeroportet, që, siç tha, do të paraqiste një rekord absolut në rajon.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taylor swift e mbeshetur per muri nxjerre te pasmet ne pah 68a38a7cee736
Lajmi i mëparshëm

Taylor Swift e mbëshetur për muri, nxjerrë të pasmet në pah

donnarumma i padeshiruar por psg kerkon te pakten 40 milione euro ja pse ngurron man city 68a39d759d26b
Lajmi i radhës

Donnarumma i padëshiruar, por PSG kërkon të paktën 40 milionë euro, ja pse ngurron Man. City

Të fundit nga

ShkoLartë