nikolloski nga nentori shkupi do te lidhet edhe me pese destinacione te reja evropiane 688b41585aea1

Nikolloski: Nga nëntori, Shkupi do të lidhet edhe me pesë destinacione të reja evropiane

July 31, 2025
1 minut lexim

Nga nëntori i këtij viti, Shkupi do të lidhet me edhe pesë destinacione të reja evropiane përmes linjave të reja të rregullta ajrore, njoftoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Destinacionet e reja janë Madridi dhe Stokholmi, me fluturime drejt Shkupit që nisin në nëntor, si dhe Praga, Bari dhe Këlni, linjat e të cilave do të fillojnë në dhjetor.

“Këtë mëngjes e nënshkruam marrëveshjen për pesë destinacione të reja që do të operohen nga Aeroporti i Shkupit. Këto linja ajrore do të sjellin më shumë turistë, më shumë biznese në Maqedoni dhe më shumë mundësi për të gjithë qytetarët,” deklaroi Nikolloski.

Me këto pesë linja të reja, numri i linjave të reja ajrore të hapura gjatë vitit të fundit arrin në 16. Zv. kryeministri njoftoi se të dhënat nga aeroportet konfirmojnë trendin e rritjes – në gjysmën e parë të vitit 2025, përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit janë transportuar gjithsej 1.5 milionë pasagjerë. Kjo paraqet një rritje prej 5% në Aeroportin e Shkupit dhe 11% në atë të Ohrit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Në periudhën e ardhshme do të ketë edhe lajme të mira – do të shpallim linja të tjera të reja ajrore,” shtoi Nikolloski, duke shprehur shpresën se këto risi do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e lidhjes së Maqedonisë me Evropën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njohja e palestines izraeli kritikon kanadane shperblim per hamasin 688b40dfcc9d5
Lajmi i mëparshëm

Njohja e Palestinës/ Izraeli kritikon Kanadanë: Shpërblim për Hamasin

komisioni koordinues i icmg se viziton kosoven per pergatitjet e lojerave mesdhetare 688b41d048a3c
Lajmi i radhës

Komisioni Koordinues i ICMG-së viziton Kosovën për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare

Të fundit nga

ShkoLartë