nikolloski linja e pare e trenit urban do te jete gati deri ne shtator dy te tjerat ne fund te 2027 69d2c24eacaaa

Nikolloski: Linja e parë e trenit urban do të jetë gati deri në shtator, dy të tjerat në fund të 2027

April 5, 2026
1 minut lexim
Nikollovski 3

Nga 1 shtatori pritet të vihet në përdorim linja e parë e Trenit Urban nga Zelenikova deri te Qendra Transportuese Shkup, me gjatësi 25 kilometra.

Këtë e paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski, i cili tha se paraprakisht do të kryhen testime.

Për dy linjat e tjera do të shpallet një tender për të shkurtuar afatin për përfundimin e plotë të këtij projekti për më pak se një vit.

Ai theksoi se dinamika e punimeve është e mirë dhe të tre linjat do të jenë funksionale në fund të vitit 2027.

Linja e parë që shkon nga Zelenikova përmes Draçevës, Novo Lisiçes, Kisella Vodës, Aerodromit dhe stacionit të ri hekurudhor është në 65%, që është në përputhje me planin dinamik dhe presim që deri në muajin qershor ajo të përfundojë, më pas vijon një periudhë testimi dhe qëllimi ynë është, dhe atë qëllim do ta arrijmë, që më 1 shtator me fillimin e vitit shkollor të fillojë të funksionojë Treni Urban”, tha Aleksandar Nikolloski.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë”, Sinisha Ivanovski, tha se sipas mënyrës se si po zhvillohen punët pret që gjithçka të përfundojë brenda afateve të parashikuara, ndërsa aktualisht po zëvendësohen traversat e vjetra.

“Po punohet në zëvendësimin e traversave të amortizuara prej druri, të cilat datojnë diku nga viti 1959, nga 63-ta apo 69-ta, të cilat ishin në gjendje shumë të keqe dhe të pavolitshme. Po ashtu, në këtë moment në këtë segment po i zëvendësojmë me traversa betoni, të cilat ishin rezerva në ndërmarrje nga para një ose dy dekadash, vendosëm t’i shfrytëzojmë në këtë segment. Do të arrijmë lëvizje me shpejtësi të projektuar diku deri në 80 dhe 90 kilometra në orë, në krahasim me tani ku shpejtësia është 20 deri në 30 në orë”, deklaroi Sinisha Ivanovski.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, theksoi se me projektet Treni Urban, më pas BRT dhe 100 autobusët e rinj, do të përmirësohet ndjeshëm transporti publik në Shkup.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti protesta e studenteve eshte thirrje per vetedijesim per te gjithe aktoret politik 69d2a630abdd5
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë aktorët politik

trump ka shanse te mira per nje marreveshje me iranin te henen 69d2d37edf3bb
Lajmi i radhës

Trump: Ka shanse të mira për një marrëveshje me Iranin të hënën

Të fundit nga

ShkoLartë