nikolloski jane siguruar mjete shtese per perfundimin e autostrades kercove oher 69e0ed229fb0b

Nikolloski: Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

April 16, 2026
1 minut lexim

Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër konfirmoi Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. Pas një debati të gjerë për ndërprerjen e punimeve në këtë autostradë, ministri tha se u vendos që punimet të vazhdohen për shumë arsye dhe sipas tij autostrada do të përfundojë në fund të vitit. 175 milionë euro mjete shtesë janë siguruar për vazhdimin e punimeve.

“Ne ishim para një zgjidhje nëse duhet të ndërpritet projekti sepse nuk ka logjikë të ketë një realizues nga ana e tyre nëse ata nuk e sigurojnë financimin por këtë rast shumë gjate po pritet për autostradën duhej që sërish të presim tender të ri kompani realizuese ndërsa qëllimi ynë është që deri në fund të vitit ta përfundojmë dhe vendosëm të vazhdojmë. Sa i takon financimit ne nuk rrimë pa pasur një plan B, ne e kishim planin B dhe mjetet janë siguruar nga bankat vendase”, tha Aleksandar Bikollovski – ministër i Transportit.
Nikolloski foli edhe për autostradën Prilep-Manastir e cila duhet të përfundojë në vitin 2029.

“Atë që e morra si premtim se punimet e autostradës Prilep-Manastir punët shkojnë shkëlqyeshëm atë që e morra si premtim nga kompania realizuese është se pranverën e ardhshme do të hapen kilometrat e para nga Prilepi në Manastir ndërsa para afatit edhe të përfundojë tërësisht afati është viti 2029, ndërsa më premtuan se në pranvere te 2029 do të përfundohet tërësisht”, u shpreh Aleksandar Bikollovski – ministër i Transportit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jenny powell mahnit me bikini te kuqe 69e0e6f723383
Lajmi i mëparshëm

Jenny Powell mahnit me bikini të kuqe

komuna e cairit cdo angazhim eshte ligjor transparent dhe i lidhur me pune konkrete 69e0ee6d05eb3
Lajmi i radhës

Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

Të fundit nga

ShkoLartë