nikolloski dallimi kyc mes kesaj qeverie dhe te kaluares eshte qe eshte tani jepen rezultate jane zhbllokuar projektet nga korridoret 8 dhe 10 688b631fc2a74

Nikolloski: Dallimi kyç mes kësaj qeverie dhe të kaluarës është që është tani jepen rezultate, janë zhbllokuar projektet nga korridoret 8 dhe 10

July 31, 2025
min lexim

Dallimi kyç mes kësaj Qeverie dhe asaj të kaluarës është që kjo Qeveri punon dhe jep rezultate, për dallim nga vite më përpara kur kishte ngecje dhe nuk punoheshe asgjë, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, duke u përqendruar në realizimin e hekurudhës nga korridori 8 dhe 10.

Në seancën e sotme plenare për pyetje të deputetëve, Nikolloski tha se qeveria e kaluar ka hyrë symbullur në projektin për ndërtimin e hekurdhës drejt Bullgarisë, e cila është pjesë e Korridorit 8 pa bërë analizë dhe të ketë marrëveshje me Bullgarinë se projekti do të realizohet.

“Ne kemi thënë se nuk do të shpenzojmë mbi gjysmë miliardë euro para të tatim paguesve vendorë për projekte që përfundojnë në një tunel të verbër dhe për këtë kemi hyrë në bisedime serioze me Bullgarinë që të kërkojmë edhe ata të investojnë. Kemi pasur tre kërkesa, para një muaji Bullgaria i ka pranuar tre kërkesat. Kërkesa e parë ishte që ta ndërtojnë pjesën e tyre që mungon, kërkesa e dytë ka qenë nga Sofja deri në Gjueshevë ku ka hekurudhë në letër, por është jofunksionale, që të investojë para dhe ta ndërtojnë, ndërsa kërkesa e tretë ishte që tuneli të ndërtohet plotësisht”, tha Nikolloski.

Për momentin, siç informoi po bisedohet verisoni final i tekstit që duhet ta nënshkrajnë dy palët, ndërsa gjithashtu Bullgaria ka shpallur edhe tender për ndërtimin e hekurudhës plotësisht të re në relacionin Sofje – Gjueshevë.

Faza e ardhshme, siç paralajmëroi do të jenë bisedimet me Shqiërinë që të ndërtohet edhe pjesa perëndimore e Korridorit 8.

Lidhur me hekuudhën e shpejtë të Korridorit 10, Nikolloski tha se deri më tani nuk ka pasur aktivitete të kësaj pjese dhe se kanë hyrë në mënyrë shumë ambicioze në projekt.

Sa i përket mundësisë së përdorimit të granteve nga Bashkimi Evropian për projekte kaq të mëdha infrastrukturore, Nikolloski tha se nëse vendi do të ishte anëtar i Bashkimit Evropian, do të kishte grante më të mëdha, por që për t’u bërë anëtar, do të duhej të ndryshonim historinë, kulturën dhe gjuhën tonë kombëtare.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ahmeti publikon emrat e kandidateve te aleances kombetare per integrim 688b631b98965
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti publikon emrat e kandidatëve të Aleancës Kombëtare për Integrim

keshilli i komunes se tetoves votoi ndryshimin e buxhetit do te jete me i madh per tre milione euro 688b684c9fad6
Lajmi i radhës

Këshilli i Komunës së Tetovës votoi ndryshimin e buxhetit, do të jetë më i madh për tre milionë euro

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë