nicola peltz mungon dukshem ne festen e beqarise se selena gomez mes thashethemeve per fundin e miqesise se tyre 68b1d2b1ace89

Nicola Peltz mungon dukshëm në festën e beqarisë së Selena Gomez, mes thashethemeve për fundin e miqësisë së tyre

August 29, 2025
1 minut lexim

Nicola Peltz mungoi në mënyrë të dukshme në festën e beqarisë së Selena Gomez në Cabo, duke konfirmuar thashethemet për një krisje të miqësisë së tyre të ngushtë.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila po përgatitet për martesë me producentin Benny Blanco, publikoi fotografi nga udhëtimi me miqtë, por aktorja 30-vjeçare nuk ishte pjesë e tyre.

Mediet raportojnë se Selena dhe Nicola nuk flasin prej muajsh, pasi marrëdhënia e tyre është ftohur për shkak të sjelljes “që kërkon vëmendje” të trashëgimtares dhe qëndrimit të Brooklyn Beckham, i përshkruar si “divë”, shkruan DailyMail.

Image

Selena Gomez

Burime për The Sun thanë se këngëtarja është zhgënjyer nga qëndrimi i çiftit dhe se “treshi” i dikurshëm nuk ekziston më.

Peltz dhe Brooklyn kanë munguar gjithashtu në disa evente të rëndësishme për Selenën, ndërsa këngëtarja nuk ishte e pranishme në rinovimin e premtimeve të tyre këtë muaj, një tjetër shenjë e qartë e distancimit mes tyre.

Për më tepër, Gomez nuk ka reaguar as në rrjete sociale për përvjetorin e çiftit, ndryshe nga vitet e kaluara.

Image

Selena Gomez

Ndërsa drama e prishjes së miqësisë ka marrë vëmendje, Selena po shijon një periudhë të lumtur me Benny Blanco.

Ata do të martohen në shtator në një ceremoni intime, ku do të marrin pjesë vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rikthimi ne gare per lipjanin shukri buja eshte amanet i shokeve ne hage 68b1d19038548
Lajmi i mëparshëm

Rikthimi në garë për Lipjanin, Shukri Buja: Është amanet i shokëve në Hagë

photo output 22
Lajmi i radhës

Mexhiti: Votuesi i Çairit është i mençur dhe dinjitoz, më 19 tetor do ta ndëshkojë arrogancën!

Të fundit nga

ShkoLartë