Nicola Peltz Beckham pranoi të shtunën mbrëma çmimin “Rising Star” në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa bashkëshorti i saj, Brooklyn, e kapi fort për krahu dhe e udhëhoqi me kujdes drejt podiumit të vogël në kopshtet e Casa Cinema Giovani.
Peltz Beckham, 31 vjeçe, e cila dukej dukshëm nervoze, kishte vendosur vathë të mrekullueshëm me smeralde dhe diamante, si dhe një fustan elegant të zi, të gjatë deri në fund të këmbëve. Në fjalimin e saj, ajo i bëri homazh bashkëshortit dhe familjes së saj, për të cilët tha se “janë arsyeja që unë mund të arrij deri te yjet”.
Babai i saj miliarder, biznesmeni Nelson Peltz, nëna Claudia dhe vëllai Bradley ishin të pranishëm për ta parë në këtë moment të rëndësishëm. Nelson, për shkak të temperaturave që arrinin në 30 gradë Celsius, përdorte një ventilator dore dhe herë pas here, gjatë pritjes, tërhiqej brenda për t’i shpëtuar vapës.
Ajo tha:

“Përshëndetje të gjithëve. Zakonisht ndihem më rehat duke luajtur një personazh si aktore sesa duke qëndruar përpara një audience, ndaj ju lutem, më mirëkuptoni.
Faleminderit shumë për këtë nder të jashtëzakonshëm. Të marr një çmim në Festivalin e Filmit në Venecia është diçka që do ta mbaj me vete gjatë gjithë karrierës sime.”

Më pas, ajo iu drejtua bashkëprotagonistes së saj në filmin “Prima”, Faye Dunaway, e cila gjatë së njëjtës ceremoni u nderua nga organizata Kineo me një çmim për arritje jetësore.
“Faye, ti ke qenë gjithmonë një frymëzim për mua dhe të mësoja së bashku me ty ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme”, tha Peltz Beckham.

Burimi: botasot.info


