ngriti plantacion hashashi me mbi 10 mije bime narkotike ne kir arrestohet pas dy vitesh 33 vjecari 690dbdd601f2e

Ngriti plantacion hashashi me mbi 10 mijë bimë narkotike në Kir, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

November 7, 2025
1 minut lexim

Akuzohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

I arrestuari është Mhill Shpati, banues në fshatin Bardhaj. Kapja e tij u bë pas finalizimit të aksionit të koduar “Forest 1”.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

“Finalizohet operacioni i koduar “Forest 1”. Akuzohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Forest 1”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dimovski kryeministri duhet ti zgjedhe njerezit qe do te punojne me dinamikisht dhe me me shume cilesi 690dbbd108d1c
Lajmi i mëparshëm

Dimovski: Kryeministri duhet t’i zgjedhë njerëzit që do të punojnë më dinamikisht dhe me më shumë cilësi

arijon ibrahimovic vazhdon me gjermanine ftohet te u 21shat 690dbe3382558
Lajmi i radhës

Arijon Ibrahimovic vazhdon me Gjermaninë, ftohet te U-21shat

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë