ngritet aktakuze per korrupsion ndaj gjinekologut sebajdin gjini 687645f0606a8

Ngritet aktakuzë për korrupsion ndaj gjinekologut Sebajdin Gjini

July 15, 2025
min lexim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjinekologut Sebajdin Gjini për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Akuza ndaj Gjinit është ngritur pasi “Betimi për Drejtësi” më 23 mars 2024, kishte raportuar se si gjinekologu Gjini nuk ia kishte mundësuar kryerjen e lindjes së parakohshme me operim në Spitalin Publik të Prizrenit pacientes Geonita Zogaj.

“Sipas aktakuzës, me datë 31.01.2022 në Prizren, në kohë të pavërtetuar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar – në cilësinë e mjekut pranë repartit të Gjinekologjisë – Obstetrike të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore vetes dhe personit tjetër dhe që t’i shkaktojë dëm pasuror personit tjetër, vepron në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që refuzon ta pranojë kërkesën e pacientes G.B., ta kryejë lindjen me operim pranë Spitalit të Përgjitshëm të Prizrenit, me arsyetimin se pranë Repartit të Gjinekologjisë Obstetrike kishte pasur pacientë të infektuar me Covid-19 dhe i rekomandon të njejtës dhe bashkëshortit të saj, J.B., që lindjen me operim ta kryejnë në njërën prej klinikave private me seli në Prishtinë, në të cilën klinikë i pandehuri edhe është i angazhuar si mjek, pavarësisht se të gjitha kontrollet paraprake mjekësore pacientja në fjalë në vazhdimësi i ka kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, nën kujdesin e të pandehurit si dhe në klinikën private të tij në Prizren, me ç’rast e njëjta detyrohet që lindjen ta kryejë pranë klinikës private në Prishtinë, të cilin operim e kryen vetë i pandehuri, duke i shkaktuar kështu dëm material të dëmtuarve G.B., dhe J.B., në shumën prej 1,500.00 € (njëmijë e pesëqind euro)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas pacientes dhe bashkëshortit të saj, gjinekologu Gjini që njëherësh ishte dhe shef i Repartit të Gjinekologjisë, i kishte referuar për në klinikën private.

Mirëpo, edhe përkundër lindjes në klinikë private, gjendja e foshnjës ishte përkeqësuar dhe ishte dërguar në QKUK.

Rrugës për në QKUK, babai i foshnjës Jetmir Bytyqi thotë ta ketë telefonuar gjinekologun Gjini, duke i kërkuar llogari se pse i referoi ta kryejnë lindjen në një klinikë private derisa foshnjën sërish po detyroheshin ta trajtonin në QKUK. Në audio-incizim, gjinekologu Gjini i jep të drejtë Bytyqit si prind, kur ky i fundit i thotë se nëse gjendja e bashkëshortes ka qenë e rëndë operacioni është dashur të bëhet menjëherë në Prizren.

“Gjini: Kur hinem na aty tham që gjendja e nanës nuk është mirë dhe sa më afër klinikës me kry këtë punë.

Bytyqi: Po sa më afër klinikës, a na klinikë të Gjinekologjisë në Prizren kem, ti the sa më afër pse se bone n’Prizren pra?

Gjini: Po tash me ardh prej Prizrenit e me qu atje e me malltretu e me kry.

Bytyqi: Doktor a ka qenë gjendja e nanës keq me tension?

Gjini: Po.

Bytyqi: D.m.th sipas  teje më afër u kanë në Prishtinë me pru me bo operacion në ora 5, sesa që e ke pas në dorë në Repart të Gjinekologjisë kem në zyra tane, ti qaty pse se shtinë në sallë meniher me shti në operacion masi koka kanë keq gjendja e nanës  te Geonita Zogaj.

Gjini: Nejse, nejse ki të drejtë”, kishin biseduar mes tjerash Gjini dhe Bytyqi në audio-incizim.

Pas raportimit të “Betimit për Drejtësi”, më 25 mars 2024 Spitali i Prizrenit e kishte liruar Gjinin nga detyra e u.d drejtorit të Repartit të Gjinekologjisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e kishte konfirmuar drejtohesha e Spitalit, Narziqe Hoxhaj.

“Është liru, se ka qenë ushtrues detyre doktori, është liru prej detyre”, ka thënë ajo.

Ndërsa në shtator të 2024-ës, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se si Gjini po hetohej për korrupsion. /BetimipërDrejtësi

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mustafa dauti dhe vlen shkrijne barrierat 21 shqiptare te punesuar ne dogane 6876424d30857
Lajmi i mëparshëm

Mustafa Dauti dhe VLEN shkrijnë barrierat, 21 shqiptarë të punësuar në Doganë!

nicole scherzinger shkelqen me nje fustan te zi me theke ndersa del nga hoteli i saj ne new york city 6876471bc4dd8
Lajmi i radhës

Nicole Scherzinger shkëlqen me një fustan të zi me thekë ndërsa del nga hoteli i saj në New York City

Të fundit nga

ShkoLartë