ngrihet agjencia per mbrojtjen e konsumatorit 6888f12705760

Ngrihet Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit

July 29, 2025
1 minut lexim

Një agjenci kombëtare për mbrojtjen e konsumatorit do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të gjitha abuzimet me produktet joushqimore dhe jo mjekësore, përfshirë edhe blerjet online. Zv.ministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, tha se me këtë nismë qytetari shqiptar përfiton mbrojtje të barabartë me konsumatorët e Bashkimit Europian.



“Draftligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit përafron plotësisht legjislacionin shqiptar me atë europian. Konsumatori shqiptar do të gëzojë të njëjtën mbrojtje që gëzon edhe konsumatori në çdo vend të BE-së. E para ka të bëjë me zgjerimin e të drejtave sa i përket tregtisë online, ku tashmë konsumatori gëzon një mbrojtje më të madhe dhe ka lirshmëri për kthimin e mallit, kërkimin e ndërrimit dhe të drejtën për t’u tërhequr nga blerja. Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit do të verifikojë dhe hulumtojë në terren të gjitha kundërvajtjet ndaj konsumatorit.”

Qytetarët shqiptarë do të jenë të mbrojtur edhe ndaj reklamave mashtruese dhe të dëmshme.

“Konsumatorit i jepet një mbrojtje më e madhe për reklamat dashakeqe apo mashtruese që synojnë të bindin qytetarin për një mall me cilësi që nuk e ka. Të gjitha objektet janë subjekt i këtij ligji – për cilësinë, peshën dhe përbërjen.”

Tashmë, të gjitha subjektet tregtare dhe ato që operojnë online me produkte shtëpiake, veshje apo të tjera që abuzojnë me cilësinë, peshën apo përbërjen, rrezikojnë gjobë deri në 2 milionë euro – njësoj si në vendet e Bashkimit Europian.

“Gjobat janë unifikuar me BE-në dhe shkeljet, nëse ndodhin në disa shtete të BE-së, ndëshkohen me gjobë deri në 2 milionë euro.”

Ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit pritet të miratohen në legjislaturën e re, në vjeshtë të këtij viti./ Tv Klan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ristoska qeveria duhet te tregoje se cilet kandidate nuk i plotesojne kushtet per gjykaten e strasburgut 6888ef84493a4
Lajmi i mëparshëm

Ristoska: Qeveria duhet të tregojë se cilët kandidatë nuk i plotësojnë kushtet për gjykatën e Strasburgut

malisheve 19 vjet e gjysme burg per te dyshuarin qe vrau xhaxhain e tij 6888f3444cde6
Lajmi i radhës

Malishevë: 19 vjet e gjysmë burg për të dyshuarin që vrau xhaxhain e tij

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë