​Ngjarjet e datës 9 dhjetor

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:45)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin e radhës “Dita e Gjykatës së Hapur”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave, do të mbajnë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet Konferenca shkencore “BRIDGE 2022”, organizuar nga Universiteti i Evropës Jug-Lindore në Tetovë, Universiteti Pamukkale – Turqi, ITP-Prizren dhe DokuFest. (Hapësirat e Parkut të Trajnimit dhe Inovacionit ITP – Prizren, ora 10:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu takim me studentët e Universitetit AAB për të bashkëbiseduar për temën mbi dhunën në bazë gjinore. (AAB, ora 10:30)

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik që punojnë në qendrat e mjekësisë familjare dhe disa shkolla të Prishtinës mbajnë protestë për rritjen e pagave. (Para komunës së Prishtinës, ora 11:00)

Mbahet punëtori për aktivizëm. (Hapësira për Aktivizëm në Zyrat e YIHR KS, ora 12:00)

Shënohen 16 Ditët e Aktivizmit- Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

Mbahet Kuvendi i XVIII zgjedhor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK) organizuar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC). (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selinë qendrore e LDK-së, ora 13:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 13:30)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në tryezën me gratë në Komunën e Mitrovicës. (Restoranti “Va Piano”, ora 15:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në shfaqjen “Zgjoi”. (Kino Armata në Prishtinë, ora 17:00)

Me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish-të ndjerit organizojnë takimin përkujtimor. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 17:00)

Darka zyrtare – Festimi i përvjetorit të KOK-ut. (Hotel “Emerald”, ora 20:00)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një grup prej 165 personash nga një fshat belg kanë fituar më shumë se 143 milionë euro në lotari

Story i radhës

Gjykatat në Kosovë s’janë aq të politizuara, sa janë të varura

Të fundit nga