Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të mbajë një punëtori mbi rrezikun nga fatkeqësitë dhe avancimin e gatishmërisë nacionale për menaxhimin e rrezikshmërisë për kriza dhe zjarre malore në Kosovë. Merr pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)
Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal Fushë-Kosovë. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit Komunal Fushë-Kosovë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal Obiliq. (Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri” Obiliq, ora 11:00)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB) në Kosovë. (Agjencia e Statistikave të Kosovës, Salla e Madhe, ora 13:45)
Burimi: botasot.info


