Konferenca e 10-të e mjedrës në Kosovë (merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Imri Demelezi – U.D. Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Hotel Emerald salla Beethoven, ora 08:30).
GLPS – Konferenca nacionale “Qytetarët të parët – drejt shërbimeve publike me në qendër qytetarët në Kosovë” (Swiss Diamond ora 09:00).
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Sekretariatin CEFTA, organizon “CEFTA Week 2025 -Tregtim i Përbashkët, Drejt Evropës”(Hotel Emerald, ora 09:00).
Seanca Inauguruese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt (Salla e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ora 10:00).
Ceremonia e nënshkrimit të Grant Kontratës ndërmjet Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe HALO Trust Kosovo (Zyret e HALO Trust Kosovo, Rruga Dervish Shaqa pn Osek Hilë Gjakova, 50000, ora 11:00).
Hibrid.info takim informues dhe diskutim profesional lidhur me shfaqjen dhe shpërndarjen e përmbajtjeve të rreme të gjeneruara me inteligjencë artificiale gjatë periudhës së fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 (Zyret e hibrid.info, Rr.Hajdar Dushi A22/1, ora 11:00).
Kino Armata – Edicioni i 6-të i Art without Limit International Film Festival .
Burimi: botasot.info


