Forca e Sigurisë së Kosovës organizon Ditën e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. (Poligoni ushtarak në Babaj të Bokës, – mediat duhet të jenë në Aeroportin e Gjakovës jo më vonë se deri në orën 10:30)
Në kuadër të Festivalit të Filmit Frankofon, Instituti Francez i Kosovës mban konferencën: “Cinéma à la Mode – Costumes, Fashion and Film”. Ky aktivitet do të trajtojë ndërthurjen e modës me kinemanë, rolin e kostumografisë në krijimin e identitetit të personazheve, si dhe ndikimin e filmit në trendet kulturore dhe estetike. (Instituti Francez i Kosovës, ora 11:00)
ORCA publikon raportin “Integriteti Akademik dhe Publikimi Shkencor në Universitetin e Prishtinë”. (Swiss Diamond Prishtina, ora 13:15)
Profesoresha bullgare, Dr. Ekaterina Tarpomanova mban ligjëratën “Teoria e gramatikalizimit: dy shembuj nga gjuhët ballkanike”. Instituti Albanologjik-Prishtinë, ora 14:00-15:15)
Ambasada e Shqipërisë organizon pritje për bizneset e Shqipërisë me aktivitet në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 18:00)
Burimi: botasot.info


