ngjarjet e dates 28 dhjetor 695059f346a77

​Ngjarjet e datës 28 dhjetor

December 28, 2025
min lexim

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi voton në Qendrën e Votimit 1703C, që ndodhet në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Pas votimit, ai do të japë deklaratë për media. (Ora 07:00)

Konferencat për media të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

Konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.

Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.

Për orën e saktë të mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve preliminare të subjekteve politike, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.

Përveç konferencave të rregullta, KQZ do të publikojë në platformën e rezultateve statistika nga pjesëmarrja e votuesve në votime, në këto orare: 09:00, 13:00 dhe 17:00.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të votojë në ora 11:00 në shkollën Faik Konica në Prishtinë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të votojë në Shkollën Fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, në ora 09:00.

Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje voton në zgjedhjet parlamentare. (Shkolla “Tefik Çanga”, Ferizaj, ora 11:00)

Votimet nga radhët e LDK-së:

Në orën 10:30, voton kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

Në orën 11:00, voton kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës;

Në orën 11:00, voton kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë;

Në orën 09:30, voton kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, në shkollën fillore “7 Marsi”, në Poturovc;

Në orën 10:00, voton kryetari i Istogut, Ilir Ferati, në shkollën fillore “Martin Camaj”, në Gurrakoc;

Në orën 10:30, voton kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në shkollën fillore “Ahmet Hajdari”, në Begunc;

Në orën 10:30, voton kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, në shkollën fillore “Edmond Hoxha”, në Junik;

Në orën 11:00, voton kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, në SHFMU “28 Nëntori”, në Bersanë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet se mumia otzi ishte e infektuar me papilloma virus 69505904201d0
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

heidi klum cmend rrjetin shfaqet topless 69505b113d451
Lajmi i radhës

Heidi Klum ‘çmend’ rrjetin, shfaqet topless

Të fundit nga

Simeone gjen sulmuesin

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”. “Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili
ShkoLartë