ngjarjet e dates 27 nentor 69277b714d1d8

Ngjarjet e datës 27 nëntor

November 27, 2025
1 minut lexim

Forca e Sigurisë së Kosovës organizon “Ditën e Forcës – Ditë e Hapur”. Do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasadorë të vendeve mike. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë nga ora 09:00-14:00)

CARE Deutschland e.V përmbyll projektin “IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë”. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë – Ferizaj, kilometri i 10-të, ora 10:00)

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), përmes projektit HoReCa – Hospitable, Resilient, Capable, të financuar nga Qeveria e Italisë përmes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), do të organizojë aktivitetin “Taste the Future: HoReCa & Slow Food Connections”. Merr pjesë ambasadori i Italisë. (Tech Park, Bërnicë e Poshtme, Prishtinë, ora 10:00)

Në prag të festës së 28 Nëntorit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe në Prekaz. (Ora 10:00)

Departamenti i Historisë promovon librin “Osman Dumoshi – Simbol i demonstratave 1968” nga autori Selatin Novosella. (Salla 127, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

Shoqata “Miqtë e Amerikës” mban aktivitetin e saj të radhës. (Para hoteli “Grand”, Prishtinë, saktësisht në fillim të udhëkryqit që lidhet me Rrugën George W. Bush, ora 11:00 – 11:30)

KIPRED prezanton punimin e politikave me temë “Marrëdhëniet ndëretnike dhe pajtimi në Kosovë: narrativat politike dhe mediatike në perspektivë”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 13:30-15:00)

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

te shtenat me arme prane shtepise se bardhe vriten dy anetare te gardes kombetare 69277a82563d8
Lajmi i mëparshëm

Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare

elton john flet per humbjen e shikimit ne syrin e djathte muajt e fundit kane qene sfidues 69277c91db3e9
Lajmi i radhës

Elton John flet për humbjen e shikimit në syrin e djathtë: Muajt e fundit kanë qenë sfidues

Të fundit nga

Melos Bajrami pa zhurmë te Vllaznia 

Në një skuadër me emra të spikatur dhe me peshë si Vllaznia, shpeshherë janë disa lojtarë “në hije” ata që mbajnë ekuilibrat e ekipit.  Një prej tyre është Melos Bajrami, mbrojtësi që
ShkoLartë