ngjarjet e dates 25 nentor 6924d86f2e4bd

Ngjarjet e datës 25 nëntor

November 25, 2025
1 minut lexim

Mbahet Samiti i Paqes dhe Demokracisë në Kosovë (KPDS) me temën “Çrregullim i ri botëror: dezinformim, mosbesim dhe shkatërrimi i normave demokratike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e 356-të. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)

Në kuadër të “Java për të drejtat e viktimave” dhe “16 ditët kundër dhunës në familje”, Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Zyrën për Mbrojtjen e viktimave në mbështetjen të OSCE, organizojnë tryezë me temën e diskutimit: “Dhuna ndaj viktimave të ndjeshme, të moshuar dhe të mitur”. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 10:00)

Artpolis, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Parlamentin Studentor dhe me përkrahje të UNFPA-së, nis Fushatën Ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” përmes një iniciative informuese të dedikuar studentëve dhe komunitetit universitar.( Fakultetin Filozofik, UP, ora 10:00)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bënë përurimin e barrierave akustike në autostradën R7 ‘Dr. Ibrahim Rugova’. (Ora 11:00)

Iniciativa Studentore “Fehmi Agani” organizon protestë paqësore “kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë”, për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare. (Nisja bëhet para konvikteve të Gjakovës, ora 11:00)

Ministria e Drejtësisë nis fushatën “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë, ora 19:00)

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

josep borrell shba te nuk mund te konsiderohen me aleate te be se 6924d782a74ac
Lajmi i mëparshëm

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

hapet televotimi per labinot rexhen per tu futur ne big brother vip kosova 6924d99208ab4
Lajmi i radhës

Hapet televotimi për Labinot Rexhën për t’u futur në Big Brother VIP Kosova

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë