ngjarjet e dates 18 dhjetor 69432aef50c2b

Ngjarjet e datës 18 dhjetor

December 18, 2025
1 minut lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 10:00)

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të mbajë mbledhje. (Zyra e Rregullatorit për Energji, Prishtinë, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ndan çmimet vjetore për gazetari në mbrojtje të fëmijëve dhe mirënjohjeve vjetore “Mik i Fëmijëve” për vitin 2025. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00)

GERMIN organizon tryezën e diskutimit që sjell bashkë gra nga politika lokale, mentorë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve. (Hotel “Sirius,” Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, do të presë në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. (Zyra e Kryetarit të Komunës Malishevë, ora 10:30)

Instituti Albanologjik, Dega e Folklorit, organizon aktivitet në kuadër të programit “Leksione albanologjike”, ku e ftuar është antropologia Ermela Broci. (Salla e katit të epërm, Instituti Albanologjik, Prishtinë, ora 11:00).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban tubim zgjedhor. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 18:00)

NISMA Socialdemokrate do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore. (Salla e Kuqe, Prishtinë, ora 18:00)

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba gati pakete te re sanksionesh nese rusia refuzon marreveshjen e paqes 69432a04ed97f
Lajmi i mëparshëm

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

thonjte minimaliste te dua lipes jane ideale per sezonin e festave 69432c11b2634
Lajmi i radhës

Thonjtë minimalistë të Dua Lipës janë idealë për sezonin e festave

Të fundit nga

ShkoLartë