ngjarjet e dates 17 dhjetor 6941d990428e3

​Ngjarjet e datës 17 dhjetor

December 17, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, marrin pjesë në përurimin e akseleratorit të ri dhe bunkerit në Klinikën e Onkologjisë. (Klinika e Onkologjisë, QKUK, Prishtinë, ora 09:00)

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet konferenca “Avancimi i të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian – arritjet dhe sfidat”, e organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. (Hotel Sirius, Prishtinë, 09:30)

Banorët e fshatit Prugovc të Prishtinës protestojnë për rrethrrotullimin. (Ora 11:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës mban manifestimi tradicional i 16-ti me radhë “ESAD MEKULI”. (Selia e Lidhjes, ora 12:00)

Ceremonia e shënimit të 7 vjetorit të themelimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. (Amfiteatri i dekanatit të ri të Fakultetit të Mjekësisë, ora 13:00)

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Objekti i Komunës, Fushë Kosovë, ora 14:00)

Partia Demokratike e Kosovës hap zyrtarisht fushatën zgjedhore. (Palestra e sportit “Sezai Surroi”, Prizren, ora 17:45)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Dragash. (Shtëpia e Kulturës “Alajdin Xhezairi”, Bresanë, ora 18:45)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hap fushatën zgjedhore në Prishtinë. (Salla e kuqe, Pallati i Rinisë, ora 18:00)

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalohet studenti parandalohet sulmi terrorist ne poloni 6941d88285be1
Lajmi i mëparshëm

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

po du me te keqyr klodi skuq beniten 6941da927cd8e
Lajmi i radhës

“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën

Të fundit nga

ShkoLartë