Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të projektit – Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mban konferencë me temën “Avancimi e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian-arritjet dhe sfidat”. (Hotelin Sirius, Prishtinë, ora 09:30)
Lëvizja FOL mban konferencën përmbyllëse: “Ngritja e Transparencës dhe Integritetit në Sektorin e Drejtësisë në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel Prishtina, ora 09:30)
Instituti Albanologjik në Prishtinë, gjegjësisht Dega e Historisë-IAP mban aktivitetin e radhës shkencorë. Ky aktivitet mbahet në kuadër të programit të ligjëratave publike “Leksione albanologjike” dhe mysafire e radhës do të jetë Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve-Tiranë. (Instituti Albanologjik, salla e katit të epërm, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e lansimit zyrtar të kërkesës për propozime për ankandin e parë konkurrues për energji me erë deri në 100 MW. Merr pjesë Christian Böttcher, i ngarkuari me punë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. (Salla e takimeve, Kati i IV-të, objekti i Ministrisë së Ekonomisë, ora 11:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) prezanton 110 kandidatët për deputet. (AMC Hall, ora 18:00)
Burimi: botasot.info


