Me rastin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut, nën patronatin e Presidentes , Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, si dhe Shoqatave të Dala nga Lufta, organizohen “Ditët e Reçakut”: Ora e parë mësimore kushtuar 15 Janarit-Masakrës së Reçakut. (Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, ora 08:00).
Mbahet aktiviteti për projektin “Nordic Cooperation for Digital Resilience and Media Literacy” i organizuar nga Ambasadat Nordike, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Education Empowerment Initiative (EEI). Merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Ambasadorja e Finlandës dhe Suedisë. (Shkolla Fillore “Xhemail Mustafa”, Dardani në Prishtinë, ora 08:45)
Homazhe nga niveli komunal i Shtimes në Varrezat e Dëshmorëve. (Shtime, Mollopolc dhe Reçak, ora 09:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë mbledhjen e 358-të. (Zyrat e KGJK-së, Prishtinë, ora 09:00)
Krerët e shtetit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, me rastin e 27- vjetorit të Masakrës së Reçakut. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:30)
Krerët e shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore në 27- vjetorin e Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 12:00)
Ekspozitë tradicionale “Çmimi William Walker 2026″, edicioni II, ideatore dhe krijuese Emine Jetishi. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 13:00)
Finalja në futboll të vogël e Turneut Memorial “Ditët e Reçakut”. (Fusha sportive “Arbëri”, Reçak, ora 15:00)
Hapet ekspozita personale “Parcela”, e cila realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. (Galeria në Fakultetin e Arteve, Prishtinë, ora 19:00)
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” organizon manifestimin qendror në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ku do të ndizen qirinjë në shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 19:30)
Burimi: botasot.info


