Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. (Pllaka përkujtimore në oborrin e Qeverisë së Kosovës, ora 07:30)
Mbahet eventi “Balkan News Truck” në sheshin “Adem Jashari” Prishtinë. (Ora 09:00-17:00). Merr pjesë ambasadori i Francës, Olivier Guérot (ora 12:00–13:00).
KYC Kosova organizon ekspozitën publike “Qendra Rinore Ideale”. (Sheshi “Nëna Tereza”, pranë MKRS, Prishtinë, ora 10:00 – 14:00)
Përurohet murali kushtuar Vjosa Berishës, themeluese e PriFest. Merr pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Udhëkryqi i rrugëve Garibaldi-Johan V. Hahn përballë hotelit “Grand”, Prishtinë, ora 11:00)
Inaugurohet sheshi “Rexhep Luci” dhe shpalosja e pllakës përkujtimore kushtuar arkitektit të ndjerë Rexhep Luci. (Sheshi “Rexhep Luci”, Prishtinë, ora 19:00)
Burimi: botasot.info


