ngjarjet e dates 10 tetor 68e833798206b

Ngjarjet e datës 10 tetor

October 10, 2025
min lexim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)

Mbahet seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 09:00)

Vazhdimi i seancës konstituive – zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministria e Ekonomisë mban sesionin e parë informues rreth Skemës së Granteve për Energji të Pastër, me ç’rast do të hapen edhe aplikimet në eKosova. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Prishtinës, ora 10:00)

Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë në Ditën botërore të shëndetit mendor organizon Kongresin ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-13:30)

Në 35-vjetorin e Kuvendit të Juristëve, të mbajtur në Isniq më 10 tetor 1990, në të cilin u mor vendimi për harmonizimin e Statutit të Komunës së Deçanit, dhe zbatimin në praktike të Kushtetutës së 7 Shtatorit, mbahet akademi solemne. (Shkolla fillore “Isa Boletini” Isniq, ora 11:00)

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Avokati i Popullit Naim Qelaj viziton Klinikën Psikiatrike të Fëmijëve dhe Adoleshentëve. (Ora 11:15)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) nënshkruan marrëveshje me Kompaninë e Sigurimeve Illyria. (Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Prishtinë, ora 12:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Pejë. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Restoranti “Koha 3”, ora 16:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK) organizon event të veçantë kulturor. (Atelieja përballë Sallës së Kuqe Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 17:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin zgjedhor në Junik. (Restorani “Gjeravica”, ora 17:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës. (Salla “Minatori”, Mitrovicë, ora 17:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Deçan. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Pallati i Kulturës ” Jusuf Gervalla”, ora 17:50)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin zgjedhor në Deçan. (Palestra e Qytetit, Deçan, ora 18:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Gjakovë. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 18:30)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubim përmbyllës. (Sheshi “Skënderbe”, Prishtinë, ora 19:00)

Hapet ekspozita “In the Making IV” e artisteve Luiza Thaqi dhe Lena Violetta Leitner. (Galeria 17, rruga “Henrik Bariç”, numër 10, Prishtinë, ora 19:00)

Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Drenas mban tubim përmbyllës. (Palestra Sportive “Hysni Jetullahu”, Poklek i ri, ora 20:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Prizren. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Sheshi Shatërvan, ora 20:20)

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lideri i hamas deklaron fundin e luftes ne gaza armepushimi do te jete i perhershem 68e83284971d9
Lajmi i mëparshëm

Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm

taylor swift shkelqen me nje veshje elegante 68e83494423ab
Lajmi i radhës

Taylor Swift shkëlqen me një veshje elegante

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë