ngjarjet e dates 10 dhjetor 69389eeec6c4b

​Ngjarjet e datës 10 dhjetor

December 10, 2025
1 minut lexim

Mbahet ceremonia e konstituimit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në Shtëpinë e Bardhë. (Ora 09:00)

Mbahet seanca fillestare ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari dhe të tjerëve lidhur me rezervat shtetërore. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:30)

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit mban tryezë diskutimi me temë “dhuratat në kryerjen e funksionit zyrtar”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” dhe Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, organizojnë bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

Lëvizja FOL në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2025”, mban tryezë diskutimi me temë “Mbrojtja e Sinjalizuesve në Kosovë: Mes Ligjit dhe Realitetit”. (Hotel Prishtina, Pejton, ora 10:00)

Në kuadër të fushatës globale “16 ditët kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë mbanë tryezë me temën “Kompensimi i viktimave të krimit në Kosovë: funksionimi dhe sfidat”. (Ministria e Drejtësisë, kati 18-të, ish objekti Rilindja, ora 10:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë “Shëndeti mendor i personave të moshuar: Detyrimi i shtetit për përkujdesje, mbrojtje dhe dinjitet dhe roli i Avokatit të Popullit”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00 deri 13:00)

Instituti Albanologjik, gjegjësisht Dega e Folklorit-IAP mban tryezën shkencore “Adem Zejnullahu, 80-vjetori i lindjes”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

Ceremonia përmbyllëse e projektit “Veprimi Kundër Diskriminimit për të Gjithë”. (Klan Arena, ora 13:00 – 16:00)

UBT ka kënaqësinë e veçantë t’ju adresojë këtë ftesë për të marrë pjesë në

Ceremonia zyrtare të ndarjes së Medaljes së Artë të Meritave të Republikës së Austrisë pwr rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi,. Ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, do ta dorëzojë këtë medalje të lartë shtetërore në emër të Republikës së Austrisë. (Innovation Campus UBT -Lipjan, ora 14:00)

Promovohen veprat “Eva, tokësorja” dhe “Rrënjët e pa shkëputura” nga autorja Mihane Hoxha. (Vendum-Prishtinë, rruga Tringë Smajli nr. 17, ora 14:00)

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

analiza nga cnn cfare ndodh nese maduro rrezohet nga pushteti 69389e0251712
Lajmi i mëparshëm

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

ne aksion ia kerkojne motren per martese adelina me pergjigje epike 6938a012029d4
Lajmi i radhës

‘Në aksion’, ia kërkojnë motrën për martesë, Adelina me përgjigje epike

Të fundit nga

ShkoLartë