ngjarje e pazakonte ne cerrik burri ndjek me kosore ne dore gruan dhe bashkefshatarin policia e arreston 699c37956b390

Ngjarje e pazakontë në Cërrik, burri ndjek me kosore në dorë gruan dhe bashkëfshatarin! Policia e arreston

February 23, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje dramatike dhe e pazakontë ka ndodhur në Cërrik, që për pak sa nuk ka përfunduar në krim në familje.

Një 60-vjeçar ka kanosur pas sherrit me mjet bujqësor kosore jo vetëm bashkëshorten e tij 49-vjeçare, por edhe bashkëfshatarin e tij.

Pas denoncimit, policia vendore e ka vënë në pranga të dyshuarin Rr.D., ndërsa gruaja ka dëshmuar gjithashtu se i shoqi e përndiqte pas konflikteve familjare që kanë pasur së fundmi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Rr. D., 60 vjeç, pasi ka kanosur me mjet prerës (kosore), bashkëshorten e tij 49 vjeçe dhe shtetasin A. GJ., 60 vjeç. Gjithashtu, 49-vjeçarja ka kallëzuar se shtetasi Rr. D. e ka përndjekur”, thuhet në njoftimin zyrtar, por nuk jepen detaje të hollësishme për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.

Dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë vendore dhe hetimet janë ende aktive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

19 te vdekur nga aksidenti i autobusit ne nepal 699c36cfb3b18
Lajmi i mëparshëm

​19 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Nepal

LSDM
Lajmi i radhës

LSDM për kthimin e Grubit: BDI po e shpëton Mickoskin!

Të fundit nga

ShkoLartë