ngjarja ne vlore dhuna ska vend per vetegjyqesi karamuco nuk mund te tolerohet 688809d0c3b8c

Ngjarja në Vlorë/ “Dhuna s’ka vend për vetëgjyqësi”, Karamuço: Nuk mund të tolerohet

July 29, 2025
1 minut lexim

Ish-policit  Ardian Isufi dhunoi një kamerier 18-vjeçar në Vlorë për shkak se i ngatërroi porosinë.

Pas kësaj, Pronari i barit  kur ka parë skenën ka ndërhyrë duke e rrahur. Eksperti i Kriminalistikës, në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, u shpreh se në asnjë rast dhuna nuk duhet të ketë vend për vetëgjyqësi, sepse kjo më pas sjell pasoja shumë më të mëdha.

“Dhuna nuk ka vend për vetëgjyqësi. Nëse Policia e Shtetit do të ishte njoftuar menjëherë duhej të merreshin masa dhe të neutralizohej mundësia për të ndodhur ajo që ndodhi. Mungesa e forcave të Policisë së Shtetit aty, nuk e di nëse ka pasur njoftim apo jo, duhet ta bënte lokali vet njoftim dhe kjo ka çuar në një ngjarje të dytë që është shumë më e rëndë se e para. Duhet thënë që është edhe e patolerueshme sjellja ndaj kamerierit, një 18-vjeçar, ai është për një punë.

Por ngjarja e dytë është akoma shumë më e rëndë sepse sjell pasoja të mëdha. Nuk mundet dot të masakrohet efektivi i policisë së shtetit, është e patolerueshme”, tha më tej ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

puthje pasionante mes irina shayk dhe michelle morrone rrugeve te napolit 6887f74c43496
Lajmi i mëparshëm

Puthje pasionante mes Irina Shayk dhe Michelle Morrone rrugëve të Napolit

club brugge refuzon oferten e fundit te milanit per ardon jasharin 68880a484495c
Lajmi i radhës

Club Brugge refuzon ofertën e fundit të Milanit për Ardon Jasharin

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë