ngerci politik lidhja e historianeve ne decan thirrje presidentes osmani shqyrtoje shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme 68666241a703b

Ngërçi politik, Lidhja e Historianëve në Deçan thirrje presidentes Osmani: Shqyrtoje shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

July 3, 2025
1 minut lexim

Dega e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan ka shprehur shqetësimin e saj për faktin se edhe në mbledhjen e 41-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk u arrit konstituimi i tij dhe vazhdimi i punimeve parlamentare, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe takimeve konsultative të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, me përfaqësuesit politikë.

Në reagim thuhet se ky bllokim i vazhdueshëm i Kuvendit përbën shkelje serioze të rendit kushtetues, paralizon funksionimin e institucioneve demokratike dhe minon besimin qytetar ndaj sistemit përfaqësues.

“Është e qartë se pa vullnet të sinqertë politik dhe marrëveshje ndërmjet akterëve institucionalë, vendi nuk mund të dalë nga kjo krizë.

Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë përfaqësues dhe legjislativ, nuk guxon të jetë peng i interesave të ngushta partiake apo i kalkulimeve politike afatshkurtra. Në këtë rrethanë, mosrespektimi i afateve kushtetuese dhe i vendimeve të gjykatave është i papranueshëm dhe i rrezikshëm për stabilitetin institucional”, thuhet tutje.

Lidhja e Historianëve thekson tutje se duke pasur parasysh se tashmë kemi hyrë në gjashtëmujorin e dytë të vitit, kur zakonisht nis procesi i hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026, dhe gjithashtu jemi përballë një vakumi të pritshëm institucional, meqë Presidentja e re e Republikës duhet të zgjidhet në fillim të vitit 2026, ndërkohë që kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, Kosova po rrëshqet drejt një paralize të plotë institucionale.

“Kjo situatë e pazgjidhur paralizon funksionimin normal të shtetit, bllokon vendimmarrjen dhe dëmton perspektivën demokratike dhe zhvillimore të vendit.

Përballë kësaj gjendjeje, i bëjmë thirrje Presidentes së Republikës që të shqyrtojë seriozisht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si një masë kushtetuese për mbrojtjen e rendit demokratik, të sigurisë institucionale dhe të interesit publik”, thuhet në reagim.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

katherine ryan tregon barkun e saj ne rritje 686658d835ce5
Lajmi i mëparshëm

Katherine Ryan tregon barkun e saj në rritje

procesi i 5d se muhamet petriti ja si alfred qato nga pronar i nje furre buke me beri pronar te vas konstruksion 68666b981cf9d
Lajmi i radhës

Procesi i “5D”-së, Muhamet Petriti: Ja si Alfred Qato nga pronar i një furre buke më bëri “pronar” të “Vas konstruksion”

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë