Moskonstituimi i institucioneve shtetërore po vazhdon të ketëndikim negativ në ekonominë e vendit, duke krijuar pasiguri te bizneset vendore dhe investitorët e huaj. Bizneset vendore dhe investitorët e huaj po përballen me një klimë të pasigurt, e cila po i detyron të ngadalësojnë aktivitetet dhe planet e tyre për zhvillim e investim, raporton KosovaPress.
Ekspertë të ekonomisë dhe afaristë vlerësojnë se mungesa e stabilitetit politik dhe qeverisës po pengon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe sic thonë ata po krijon pasiguri të vazhdueshme në tregun vendor.
Profesori universitar Sejdi Rexhepi, thotëpër KosovaPress theksoi se “situata aktuale po e lë shtetin dhe ekonominë në një gjendje të paorganizuar”. Sipas profesorit Rexhepi, përveç bizneseve vendore, kjo po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek bizneset ndërkombëtare të cilat edhe nëse kanë pasur për qëllim të investojnë në këtë periudhë, sipas tij nuk kanë investuar dhe e kanë shtyrë për një periudhë tjetër kohore kur situata të jetë stabile.
Rexhepi: Moskonstituimi i institucioneve shtetërore, ka bërë që shteti dhe ekonomia të funksionojnë në një gjendje jo mirë të organizuar
“Moskonstituimi i institucioneve shtetërore, ka bërë që shteti dhe ekonomia në përgjithësi të funksionojnë në një gjendje jo mirë të organizuar, të definuar, për faktin se treguesit e rritjes po tregojnë që janë jo të kënaqshëm për dy tre mujorët e parë… Bizneset kanë telashe, probleme dhe të njëjtat i adresohen Qeverisë dhe trupave të saj dhe mungesa tyre e dëmton dikë shumë negativisht, tek bizneset vendore por në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek bizneset ndërkombëtare të cilat edhe nëse kanë pasur ndërmend të investojnë në këtë periudhë në Kosovë sigurisht se kanë shtyrë për një periudhë kur do të jetë diçka më stabile”, ka thënë Rexhepi.
Burimi: Kosovapress


