ngerc institucional ramabaja pasoje e papergjegjesise se opozites dhe zbrazetive kushtetuese 68aa18e240b0c

Ngërç institucional/ Ramabaja: Pasojë e papërgjegjësisë së opozitës dhe zbrazëtive kushtetuese

August 23, 2025
1 minut lexim

Analisti Sadri Ramabaja tha se kriza aktuale është produkt i papërgjegjësisë politike të opozitës dhe i zbrazëtive të Kushtetutës, të shfrytëzuara në dëm të sistemit politik.

“Për fat të keq zgjati tepër dhe gjasat janë që të shkojë deri në fund të këtij afati që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese partive politike.

Pasoja politike mund të ketë gjithsesi të dëmshme përsa i përket imazhit të republikës por çdo tatëpjetë e ka një përpjetë thotë një urtësi e popullit tonë.

Këtë katrahurë që e ka sjellë papërgjegjësia politike kryesisht e opozitës, pasi opozita është ajo që de facto e ka bllokuar sistemin tonë politik natyrisht duke shfrytëzuar zbrazëtitë juridike që i ka Kushtetuta jonë, e imponuar prej faktorit të jashtëm, ish-presidentit Ahtisari, duke bërë përpjekje për të etabluar faktorin e minoritetit serb por edhe një kordinim i ngjeshur i opozitës me Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Ramabaja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sinan idrizi ne tetor do firmosim kontraten me real madrid 68aa18d42b7c1
Lajmi i mëparshëm

Sinan Idrizi: Në tetor do firmosim kontratën me Real Madrid

ndarja nga jeta e artur zhejit reagime edhe nga politika shqiptare ne rmv ziadin sela ngriti zerin per shqiptaret e cdo treve 68aa19841fa1d
Lajmi i radhës

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagime edhe nga politika shqiptare në RMV, Ziadin Sela: Ngriti zërin për shqiptarët e çdo treve

Të fundit nga

ShkoLartë