ngecen ne terrenin e thepisur te qafes se valbones shpetohen dy turistet belge 69d96cdfad46e

Ngecën në terrenin e thepisur të Qafës së Valbonës, shpëtohen dy turistët belgë

April 10, 2026
1 minut lexim

Dy turistë nga Belgjika kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur dhe me dëborë në zonën e Qafës së Valbonës.

Sipas njoftimit, rreth orës 14:00 është marrë sinjalizimi se turistët, të cilët po eksploronin Alpet e Valbonës, nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të kushteve të vështira të terrenit. Menjëherë pas kësaj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me ekipin e kërkim-shpëtimit të Valbonës, nisën operacionin për gjetjen e tyre.

Pas disa orësh kërkime në këmbë, forcat e Policisë dhe ekipi i shpëtimit arritën të lokalizojnë turistët në zonën e Qafës së Valbonës dhe t’u ofrojnë ndihmën e nevojshme.

Dy shtetasit belgë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë akomoduar në një bujtinë në Valbonë, ndërsa kanë falënderuar autoritetet për reagimin e shpejtë dhe profesional.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keto jane dhjete projektligjet qe u miratuan sot ne kuvend 69d96bf65df34
Lajmi i mëparshëm

Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend

ludo i zhgenjyer nga njerezit e afert jeta eshte shume e shkurter per tu 69d96e9c058a8
Lajmi i radhës

Ludo i zhgënjyer nga njerëzit e afërt: Jeta është shumë e shkurtër për t’u …

Të fundit nga

ShkoLartë