nga znam i bien pishman thone se eshte keqkuptuar heqja e badenterit 68ab4474d1bb2

Nga ZNAM i bien pishman, thonë se është keqkuptuar heqja e Badenterit?

August 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 gusht – Pasi i qortoi kryeministri Mickoski duke thënë se mekanizmi i Badenterit nuk preket, përfaqësuesit e ZNAM-it, thonë se as ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov nuk ka kërkuar një gjë të tillë dhe se intervista e tij është keqpkuptuar. Përfaqësues i kësaj partie në konferencën e fundit për media deklaroi se ministri Fillkov nuk ka përmendur fare në intervistë heqjen e badinterit.

“Për atë pyetje, përgjigje do të kërkoni tek Ministria e Drejtësisë. Në intervistën që e ka dhënë Ministri i Drejtësisë, nuk është përmendur fare, askund, çështja e badinterit për të cilin ju po flisni. Ndërkaq, për informacione më të detajuara dhe sqarime shtesë do të kërkoni përgjigje nga ministria”, theksoi Nikolla Memov nga ZNAM.

Për çështjen e heqjes së badinterit dhe lojërave të pushtetit, ka reaguar, nënkryetari dhe kandidati i BDI-së për Çairin, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, kjo është strategjia e kryeministrit që synon të fshijë dhe zhbëjë përfshirjen e shqiptarëve në vendimmarrje.

Kjo është dita e dytë që partitë politike përplasen për çështjen e heqjes së Badinterit, e cila si temë lindi pas një interviste dhe kërkesës së Ministrit të Drejtësisë Fillkov, nën arsyetimin se ky mekanizëm po keqpërdoret./Shenja.tv

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen kryetari i likoves mashtron qytetaret per investimet 68ab3f596a6cc
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Kryetari i Likovës mashtron qytetarët për investimet

balliu blendi gonxhes qeveria i fal 1 2 milione euro borxhe kompania e gruas se tij nuk ka paguar asnje qindarke tatim 68ab4dd50e45f
Lajmi i radhës

Balliu: Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe, kompania e gruas së tij nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim

Të fundit nga

ShkoLartë