nga viti 2027 udhetimet drejt evropes me rregulla te reja qytetareve do tu kerkohet autorizim elektronik 6af5912e2046f

Nga viti 2027, udhëtimet drejt Evropës me rregulla të reja – qytetarëve do t’u kërkohet autorizim elektronik!

November 12, 2026
1 minut lexim
be 1

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pritet të përballen me një procedurë të re për udhëtimet drejt zonës Shengen. Me zbatimin e sistemit ETIAS, udhëtarët që aktualisht lëvizin pa viza do të duhet të sigurojnë autorizim elektronik përpara nisjes.

Regjistrimi do të bëhet në internet, ndërsa tarifa e parashikuar është 20 euro. Autorizimi do të vlejë deri në tre vjet, ose deri në skadimin e pasaportës.

ETIAS nuk është vizë dhe nuk e heq të drejtën e udhëtimit pa viza për qëndrime deri në 90 ditë brenda 180 ditëve. Ai përbën një kontroll shtesë para udhëtimit.

Sistemi pritet të zbatohet gjatë vitit 2027, por data përfundimtare e hyrjes në fuqi ende nuk është konfirmuar. Deri atëherë, qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthime ne hormuz garda revolucionare e iranit raporton goditjen e dy tankereve me mbi 4 milione fuci nafte 6af590d808d7f
Lajmi i mëparshëm

Shpërthime në Hormuz, Garda Revolucionare e Iranit raporton goditjen e dy tankerëve me mbi 4 milionë fuçi naftë

arlinda morina tregon se ka pelqim per nora tushin ne big brother 6af59130882a7
Lajmi i radhës

Arlinda Morina tregon se ka pëlqim për Nora Tushin në Big Brother

Të fundit nga

ShkoLartë