IMG 6245

Nga Shkupi, Kurti falënderon Mexhitin: Kufijtë hapen, bashkëpunimi forcohet

July 1, 2025
1 minut lexim

Në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar nikoqirin e samitit për mikpritjen dhe e ka përgëzuar për organizimin e suksesshëm, duke shprehur gjithashtu mirënjohje për zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, për pritjen në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë, një nga dy pikat e tilla të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për shoqërimin e tij.

Në këtë takim, Kurti ka vlerësuar progresin e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar përkushtimin e vendit ndaj reformave evropiane dhe bashkëpunimit rajonal, me theks se kërkesat për reforma duhet të shoqërohen me qasje të barabartë dhe financim të drejtë. Ai ka theksuar përparimin e arritur që nga takimi i fundit në Kotor, përfshirë zhbllokimin dhe kryesimin e CEFTA-s si dhe identifikimin e sektorëve strategjikë për investime në kuadër të nismës së re të BE-së “Autostrada e Tregut të Vetëm”, me fokus në teknologji, mbrojtje dhe bujqësi.

Kryeministri Kurti ka potencuar se siguria është parakusht për zhvillim, duke theksuar se rajoni nuk është i izoluar nga peizazhi gjeopolitik global. Ai ka mirëpritur veprimin e Shteteve të Bashkuara për të parandaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore dhe ka përshëndetur zotimin unanim të vendeve të NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 5% të Bruto Prodhimit Vendor, duke shtuar se një Evropë më e fortë është një Evropë që mund të mbrojë veten.

Në fund, Kurti ka shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për të vijuar me agjendën e reformave dhe për të ndërtuar partneritete të fuqishme për një të ardhme të sigurt dhe prosperuese në rajon dhe në Evropë.

IMG 6246

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apple po konsideron blerjen e motorit te kerkimit ai
Lajmi i mëparshëm

Apple po konsideron blerjen e motorit të kërkimit AI Perplexity

maqedonia e veriut drejt realizimit te reformave me udheheqjen e murtezanit 68640e86928bc
Lajmi i radhës

Maqedonia e Veriut drejt realizimit të reformave me udhëheqjen e Murtezanit

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë