nga shiu ne debore temperaturat zbresin ne 2 grade celsius probleme me energjine elektrike ne disa fshatra 68df7e4a20c8a

Nga shiu në dëborë/ Temperaturat zbresin në -2 gradë Celsius, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

October 3, 2025
1 minut lexim

Pas reshjeve të shiut vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës në lartësinë T00 metra mbi nivelin e detit, reshje të cilët janë shoqëruar me temperatura të ulëta deri në minus 2 gradë Celsius.

Aktualisht reshje dëbore deri më 5 centimetra ka në fshatrat e thella të njësisë Administrative Zerqan, Ostren si dhe në Martanësh, të Bashkisë Bulqizë por pa probleme në qarkullim. Reshje dëbore ka edhe në zonat e minierave të Zonës D, Martanësh dhe Tërnonë.

Ndërkohë policia bën thirrje drejtueseve të mjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes në lëvizje pasi për shkak edhe të terrenit të vështirë. Aktualisht sa i përket energjisë elektrike probleme ka në fshatrat e thella të njësisë Ostren për shkak të dëborës dhe mgricave, ndërkohë po punohet për riparime linjave.

Reshje dëbore ka edhe në Dibër e Mati në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova zgjohet me bore meteorologu aliu tregon se kur ndodh zakonisht ky fenomen 68df7db34a968
Lajmi i mëparshëm

Kosova zgjohet me borë, meteorologu Aliu tregon se kur ndodh zakonisht ky fenomen

3 tetori 5 fakte per diten e bashkimit te gjermanise 68df7eb480786
Lajmi i radhës

3 Tetori: 5 fakte për ditën e bashkimit të Gjermanisë

Të fundit nga

ShkoLartë