qyra

Nga sakrifica tek fitorja, Fatoni është garancia jonë

September 26, 2025
1 minut lexim

Valon Qyra – Koordinator i zgjedhjeve lokale

Ka momente në politikë kur gjithçka bëhet e qartë. Ato janë momentet kur sakrifica, përkushtimi dhe qëndrueshmëria shpërblehen. Sot është një prej atyre momenteve – dhe ne në Strugë e ndjejmë më shumë se kurrë. Sepse sot, Struga po bashkohet rreth një emri që na bashkon të gjithëve: Faton Pollozhani.

Unë kam pasur fatin të rritem politikisht me Fatonin. Kemi ndarë punë të përditshme, kemi qëndruar pranë njerëzve në ditë të vështira dhe kemi mbrojtur bashkë idealin tonë politik, pavarësisht sfidave dhe padrejtësive. Për vite të tëra kemi qenë në krah të çdo kandidati që ka garuar në Strugë, edhe kur meritat i merrnin ata që kurrë nuk i shërbyen subjektit tonë.

Por sot, më në fund, në krye të listës kemi një njeri të sprovuar – një njeri që kurrë nuk vendosi kushte, nuk kërkoi asnjë përfitim personal, por dha gjithçka për të tjerët. Fatoni është shembulli më i mirë se çfarë do të thotë të jesh i përkushtuar dhe besnik – jo ndaj interesit, por ndaj parimit.

Fatoni – vendimmarrës i rëndësishëm për fitore

Nuk duhet të harrojmë një moment kyç: ishte pikërisht Faton Pollozhani, në cilësinë e kryetarit të degës, që solli liderin Ali Ahmeti me të gjitha strukturat në Strugë, për të diskutuar marrëveshjen politike që më pas u shndërrua në fitoren historike të Aleancës Kombëtare për Integrim. Kishte nga ata që nuk patën guximin të flasin para liderit, por sot përpiqen të përçajnë.

Por le ta dinë të gjithë: nuk do të na përçajnë dot.

Unë, së bashku me Fatonin dhe shumë të tjerë që ndajnë të njëjtën rrugë, jemi krenarë që ai është bartës i listës sonë dhe do ta mbështesim fuqishëm – me të njëjtin përkushtim me të cilin do të mbështesim edhe kandidatin tonë, Arsim Dalipi.

Kjo eufori nuk ndalet – nga Likova deri në Strugë

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

555430245 1342483380570862 3018860328303028395 n
Lajmi i mëparshëm

Dimitrievski nënshkruan Kodin për zgjedhje të lira dhe demokratike në Kumanovë

556464620 122177752910556570 5146647510769708789 n
Lajmi i radhës

Sotir Lukrovski: Karposhi gati për një kapitull të ri me vizion, rend dhe zhvillim

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë