nga pronari i hotelit te personi qe i conte ushqimin dhe berberi personal jepen sot masat per bashkepunetoret e flodian plakut 6896360e0362d

Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

August 8, 2025
1 minut lexim

Në Gjykatën e Vlorës ka nisur sot në orën 09:30 seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar në Orikum, në kuadër të operacionit që çoi në kapjen e 42-vjeçarit Flodian Plaku, i cili prej rreth dy muajsh ishte në kërkim nga policia dhe fshihej në një hotel në këtë zonë.

Të ndaluarit janë:

Albano Lapshi, i dyshuar se i çonte ushqim Plakut në hotel;

Armando Dano, berber nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, që shkonte për ta qethur Plakun;

Ligor Doko, pronar i hotelit ku qëndronte i fshehur Plaku;

Julian Aliaj, i kapur me armë zjarri me vete dhe i dënuar më parë për trafik droge.

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për vendosjen e masave të sigurisë ndaj tyre, në kuadër të hetimeve për veprimtari të dyshuar kriminale në mbështetje të të shumëkërkuarit Flodian Plaku.

Sipas të dhënave nga hetimet, policia kishte vendosur prej javësh në ndjekje Plakun dhe kishte filluar të monitoronte edhe lëvizjet e personave që dyshohej se kishin kontakte me të. Pikërisht në ditën e ndërhyrjes, janë vëzhguar duke lëvizur drejt hotelit Albano Lapshi dhe Armando Dano, të cilët shërbenin për mbështetje logjistike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

historike per bujqesine 20 milione denare per rindertimin e siloseve ne prilep 689627861423f
Lajmi i mëparshëm

Historike për bujqësinë, 20 milionë denarë për rindërtimin e siloseve në Prilep

armando broja i jep fund pritjes vjen prezantimi ne klubin e ri do jap gjithcka nga vetja 6896364a051d9
Lajmi i radhës

Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

Të fundit nga

ShkoLartë