nga parkim makinash te braktisura prej 30 vitesh ne park lojerash rama sot shkodra po fiton nje hapesire te re jete 68c86af611537

Nga parkim makinash të braktisura prej 30 vitesh në park lojërash, Rama: Sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete

September 15, 2025
1 minut lexim

Me një video të postuar në rrjetet sociale, Edi Rama ka treguar se tashmë Shkodra ka një hapësirë të re për të luajtur fëmijët, e cila për 30 vite ishte përdorur për grumbullimin e makinave që nuk përdoreshin më.

“Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat.

Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

HRISTIJAN MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Pse “E Majta” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë në Veles, me këtë drejtpërdrejtë e ndihmojnë BDI-në

nderron jete ne kili skiatori 25 vjecar italian 68c86b55aa9c5
Lajmi i radhës

Ndërron jetë në Kili skiatori 25-vjeçar italian

Të fundit nga

ShkoLartë