nga padia ligjore ne nje darke ne britani vizita e trump detyron pronarin e gazetes te haje darke me armikun e tij ligjor 68cb2d4c28b35

Nga padia ligjore në një darkë në Britani, vizita e Trump detyron pronarin e gazetës të hajë darkë me “armikun e tij ligjor” 

September 17, 2025
1 minut lexim

Në darkën e së mërkurës në Kështjellën Windsor, Presidenti Trump u ul në një tryezë me pronarin e “Wall Street Journal”, Rupert Murdoch, një fytyrë e njohur në darkat shtetërore me të cilin ai është i përfshirë në një betejë ligjore.

Murdoch dhe gruaja e tij e pestë Elena ishin të pranishëm në Kështjellën Windsor, si pjesë e një liste intime të të ftuarve që përfshin vetëm 160 persona, që është e përpiluar nga Familja Mbretërore dhe Shtëpia e Bardhë.

Trump e ka paditur pronarin e gazetës “Wall Street Journal” pasi ajo raportoi për një letër ditëlindjeje, e cila iu dha Jeffrey Epstein me emër të Trump.

Edhe pse kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mohuar të jetë firma e tij, gazeta vazhdoi publikimet, gjë e cila e bëri Trumpin ta padiste pronarin duke kërkuar 20 miliardë dollarë dhe një dëshmi të Murdoch.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merz kritikat ndaj izraelit ne gjermani jane bere pretekst per urrejtje ndaj hebrenjve 68cb2b97d33b4
Lajmi i mëparshëm

Merz: Kritikat ndaj Izraelit në Gjermani janë bërë pretekst për urrejtje ndaj hebrenjve

keshilli bashkiak i tiranes mblidhet me 23 shtator per shkarkimin e erion veliajt 68cb3059028fd
Lajmi i radhës

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

Të fundit nga

ShkoLartë